Rradhë të gjata në të dyja anët e kufirit në pikën kufitare të Qafë Thanës janë shënuar pasditen e kësaj të shtune.
E sotmja e gjen pothuajse të paralizuar si në hyrje edhe në dalje këtë pikë kalimi për shkak të numrim mjaft të madh të mjeteve që hyjnë e dalin.
E gjithë kjo situatë jovetëm për shkak të fluksit të madh por edhe si pasojë e sistemit me një ndalesë që aplikohet në këtë doganë prej 1 gushtit.
Të kalosh kufirin drejt Maqedonisë apo edhe Shqipërsië të duhen më shumë se 1 orë pritje nën temperatura mbi 30 gradë.