Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    Aktualitet September 11, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformim dhe riorganizim të disa prej institucioneve më të rëndësishme në vend, përfshirë edhe Kuvendin.

    Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në 101 nga 140 që ka aktualisht, duke shtuar se mirëpret diskutimet për ta ulur edhe më shumë numrin e ligjvënësve në parlament.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ky ndryshim kushtetues duhet të jetë një objektiv i yni. Kuvendi i Shqipërisë miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, nuk ka status të deputetëve të vet dhe madje është pa shtëpi. S’ka një shtëpi që të garantojë praktikën, por edhe estetikën e një parlamenti të një shteti anëtar të BE-së. Ligji organik për funksionimin dhe organizimin e Kuvendit duhet të jetë një objektiv i vitit hyrës të legjislaturës së re”, tha Rama.

    Po ashtu, ai tha se do të ketë edhe një godinë të re ku do të zhvillohen seancat plenare.

    “Kryesia e re dhe qeverisja e re t’i vënë vetes detyrë të posaçme kalimin e seancave plenare në një godinë të re e të denjë për një shtet anëtar në BE, ku Parlamenti s’mund të mblidhet në një ngrehinë e lodhur sovjetike të mobiluar me shijen e rraskapitur të PD-së. Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë të ngrihet në nivel tjetër funksionimi dhe menaxhimi“, theksoi ai.

    Rama propozoi vijimin e reformës territoriale të nisur një dekadë më parë, siç tha ai, për të reflektuar ndryshimet demografike që ka pësuar vendi gjatë viteve. Kreu i qeverisë tha se do të ngrihet pa humbur kohë një komision i posaçëm parlamentar, ndërsa kjo do t’i nënshtrohet edhe konsultimit publik.

    Po ashtu, ai kërkoi edhe një reformë zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të Komisionit të Venecias. Ai theksoi domosdoshmërinë për një depolitizim të administratës zgjedhore dhe nevojën për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve “në një kohë normale”.

    Një tjetër ndryshim thelbësor, sipas Ramës, është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Muharrem Meko bekon emërimin e Niko Peleshit si Kryetar Kuvendi: Do na nderosh!

    September 11, 2025

    Figura e shquar e vreshtarisë shqiptare vjen në Korçë, drejt zbulimit të rrushit autokton

    September 11, 2025

    Frikë nga trazirat, Serbia merr vendimin e rëndësishëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë

    September 11, 2025

    Skënderbeu sjell në Korçë talentin 18-vjeçar nga Kanadaja

    September 11, 2025

    Internet falas për qytetarët, Maliqi pjesë e nismës digjitale

    September 11, 2025

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    September 11, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Rama propozon uljen e numrit të deputetëve dhe reformimin e institucioneve kryesore, përfshirë Kuvendin dhe administratën zgjedhore

    September 11, 2025

    Kryeministri Rama shpall qeverinë e re: Belinda Balluku konfirmohet zv.kryeministre, Albana Koçiun emërohet në Ministrinë e Brendshme

    September 11, 2025

    Niko Peleshi në krye të Kuvendit, Balla merr sërish drejtimin e grupit parlamentar socialist

    September 11, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë, katër të arrestuar në flagrancë për shkelje të ndryshme ligjore

    September 6, 2025

    Skënderbeu pret dy volejbolliste të huaja, synon trofetë e mëdha të sezonit

    September 9, 2025

    Aksident në Korçë, procedim penal për 54-vjeçarin që shkaktoi përplasjen

    September 10, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.