Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Reagon deputeti i PD Bledjon Nallbati: “Fajin e kishte një gropë në rrugë”

    Devoll May 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, pranon se ka vepruar në gjaknxehtësi dhe pa maturi gjatë incidentit të mbrëmshëm, ku së bashku me vëllanë, u konfliktua me një shofer kamioni.

    Deputeti tregoi në deklaratën për mediat se një gropë në rrugë “e pariparuar nga pushteti” u bë shkak për një aksident të mundshëm. Vëllai ngadalësoi shpejtësinë, por shoferi i kamionir nuk veproi njësoj, sipas demokratit. Madje, ai pretendon se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë i ka ofenduar.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Bledjon Nallbati: Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë ccdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit.

    Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. Sështë e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë ccështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj Spak të marrë pamjet e tjera filmike për të parë ccka ndodhur për të qenë të qartë.

     

    Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korccës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë?

    Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar.

    Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë.

    Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin.

    Të treja akuzat nuk qëndrojnë.

    Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e Spak, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025

    Zgjedhjet 2025 – PS me avantazh bindës 65% pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

    May 11, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    May 12, 2025

    Reagon Ivi Kaso për incidentin në Pogradec

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Qatrom, një automjet del nga rruga – shoferi në gjendje kritike

    May 8, 2025

    Aksident i rëndë në Boboshtice, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

    May 8, 2025

    Vazhdon sherri në Pogradec – përfshihen familjarët

    May 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.