Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Refit Rezhda, urtësia e qytetarit korçar të librave, sportit dhe familjes

    Aktualitet October 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Refit Rezhda, urtësia e një qytetari korçar që jetën e ndan mes pasioneve të sportit, librave dhe familjes.

    Në periferi të Korçës, pranë lokalit të njohur “Panda” buzë trotuarit shiten libra. E pazakontë për vendin që ka gjetur shitësi, pasi nuk e shkel shumë këmba e kalimtarëve, aty pranë njerëzit e dinë qyshkur se shkohet për aheng, argëtim ose relaks, dhe se në kohët e sotme interesi për librin ka rënë ndjeshëm si niveli i një lumi që nuk ka prurje burimore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Refit Rezhda nuk do t’ja dijë për këto rrethana të pa favorshme për aktivitetin e tij modest. Del aty çdo ditë në mot të mirë, dhe i zhytur në qetësinë e tij pret ndonjë klient të interesuar për botën e librave.

    “Kam blerë libra që në rininë time dhe mund të them se krijova një bibliotekë disi të pasur” thotë 68 vjeçari që ka punuar si tornitor. Kishte menduar që fondin e vet të librave t’ja dhuronte ndonnjë shkolle, por në vitin 2012 kur mbeti pa punë vendosi të sakrifikojë me një aktivitet privat dhe zgjodhi të shesë libra në natyrë.

    “Nuk e kam qëllim në vetvete të fitoj nga shitja e librave. Njeriu duhet të lexojë, se po shikojmë e dëgjojmë që vriten përditë në të botë ku interesi material zotëron mbi gjithçka” shprehet me urtësinë e tij dhe duke matur fjalët Refit Rezhda. Ai i përmbahet parimit se në një shtëpi ku nuk ka libra nuk duhet të flasësh se nuk të kuptojnë. Nga ky postulat, dhe besimi i rrënjosur që në të ritë e tij se vlerën e leximit të librit nuk e zëvendëson askush, është “abonuar” me praninë e tij në periferi të Korçës.

    Edhe dje, që kremtonte 40 vjetorin e martesës, Refiti nuk mungoi të kryente ritualin e shitjes së librave. “Pasdite shkuam e festuam këtë përvjetor në një lokal së bashku me famimjen” tregon Refit Rezhda.

    Fundjava po afron dhe atij i duhet të shkëputet nga pasioni i një librari ambulant. Si kryetifoz nderi i ekipit të futbollit “Skënderbeu” e ka për detyrim të “kurojë” sëmundjen e tij të vjetër dhe me shallin në qafë ku është stamposur mbishkrimi “Të dua Skënderbe” do të ndjekë ndeshjen e rradhës të ekipit të zemrës.

    “Sportin e kam ndjekur që në fëmijëri. Kam luajtur edhe vetë futboll, por e kisha shtatin e shkurtër dhe u tërhoqa. Kam afro 50 vite që bëj tifozllëk për Skënderbeun. Këtu në stadiumin e Korçës po e po, por e ndjek skuadrën edhe kur luan jashtë. Presidenti, klubi dhe lojtarët më kanë vlerësuar dhe ndihem i kënaqur” thotë Refiti.

    Ai i çmon si të pa përsëritshme emocionet që fal sporti, në veçanti ai i futbollit, si dhe ai i librave, dhe të bashkuara këto me harmoninë familjare i konsideron si një “trini” e shenjtë vlerash njerëzore për të cilat sakrifikon dhe ndihet në paqe të një njeriu qytetar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.