Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori lidhur me një incident ku shtetasi A. Z., 49 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga shkalla ndërsa riparonte çatinë e banesës së tij.
49-vjeçari po trajtohet në Spitalin e Traumës dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi A. Z., 49 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga shkalla ku ishte duke riparuar çatinë e banesës. 49-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.