Maratona ndërkombëtare “Enkelana” do të zhvillohet për vitin e tretë radhazi në qytetin e Pogradecit. Kjo maratonë tashmë është e certifikuar dhe për këtë edicion pritet të rritet numri i pjesëmarrësve. Maratona do të zhvillohet në 27 korrik dhe garuesit do të jenë nga mbi 25 vende të botës, mes të cilëve sportistë profesionistë dhe amatorë.
Për të dytin vit radhazi pjesë e këtij eventi do të jetë edhe maratona e bebeve.
Ky organizim shërben jo vetëm për të përcjellë mesazhe sensibilizuese por edhe për promovimin e zonës.
Ky është edicioni i tretë i Maratonës “Enkelana” që vjen si organizim i shoqatës “Maraton Albania” dhe bashkisë Pogradec, ku edhe kësaj here pritet një pjesëmarrje e madhe e garuesve.