Kuvendi njofton KQZ për vakancën e krijuar pas dënimit të Salianjit.
Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianji.
Kjo vakancë vjen pas dënimit të Salianjit me një vit burg për shkak të dosjes “Babalja”. Ai po vuan dënimin nën akuza për “kallëzim të rremë”.