Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sarandë, në 2 vjet 31 zyrtarë të arrestuar

    Aktualitet March 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë 2 viteve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK janë arrestuar 30 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, si dhe janë shpallur në kërkim 3 zyrtarë të tjerë. Ky numër statistikisht është më i lartë, duke ditur që dy zyrtarë janë arrestuar nga 2 herë, një tjetër është shpallur në kërkim 2 herë, një i tretë pasi është arrestuar një herë dhe është liruar pas disa muajsh, është shpallur sërish në kërkim, ndërsa dy zyrtarë janë proceduar tre herë, me situata të ndryshme masash.

    Përpos kësaj, gjatë këtyre dy viteve, dy nga zyrtarët e arrestuar janë çuar për gjykim në gjendje të lirë edhe për një çështje tjetër, ndërkohë që dy të tjerë janë çuar në gjykim pa masë sigurimi. Me gjithë këto, në total në dy vitet e fundit statistikisht janë proceduar nën masa të ndryshme 46 subjekte, të gjithë zyrtarë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për “shpërdorim detyre” dhe në disa raste edhe për “korrupsion pasiv” janë arrestuar 8 zyrtarë të ASHK Sarandë, 13 zyrtarë të Bashkisë Sarandë, 2 zyrtarë të ARZM Vlorë dhe Sarandë, 6 zyrtarë të IKMT, 1 zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, 1 noter, si dhe janë shpallur në kërkim 3 zyrtarë të ASHK Sarandë.

    Arrestimet janë shtrirë në dy raste në Vlorë dhe Tiranë për shkak të lidhjes që është gjetur në veprën penale me qytetin e Sarandës. Në dy raste prokuroria ka çuar për gjykim dy zyrtarë për të cilët SPAK kishte nisur më parë procedimin për ta, por dosja më pas është transferuar në Sarandë për moskompetencë.

    Nga 31 zyrtarët e arrestuar, vetëm 15 kanë vuajtur një periudhë kohore në masën e sigurisë “Arrest në burg” nga 21 ditë deri në mbi 1 vit pasi ose masa u është lehtësuar më pas ose kanë përfunduar dënimin, ndërsa nuk dihet nëse kjo masë do të vazhdojë edhe për 6 nga të arrestuarit e ditës së djeshme, që mund të rrisë numrin në 21 pasi dy femrat e arrestuara në operacionin e fundit do të ndiqen në një masë të lehtë sigurie pasi janë nëna me fëmijë të mitur.

    10 zyrtarët e tjerë menjëherë pas arrestimit janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ose “Arrest në shtëpi”. Nën këto dy masa shumë prej tyre vazhdojnë ende, ndërsa disa e kanë lehtësuar në “Garanci pasurore”.

    Në të gjitha këto operacione, përveç zyrtarëve janë arrestuar edhe 5 biznesmenë e qytetarë si dhe janë shpallur në kërkim apo ndjekur në gjendje të lirë edhe 3 biznesmenë e qytetarë të tjerë, si të lidhur në vepra penale me zyrtarët.

    Nga të gjitha këto procedime, kanë marrë dënim përfundimtar të formës së prerë vetëm 3 zyrtarë dhe 2 qytetarë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet apo proceset gjyqësore për gjithë të tjerët, përveç një zyrtari që i është pushuar ndjekja penale me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim të gjykatës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Spak
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Niko Peleshi voton në Korçë: Procesi ka nisur me qetësi dhe qytetari, të japim shembullin më të mirë demokratik

    May 11, 2025

    “Bitëllsat e Pogradecit” që komunizmi nuk i deshi

    June 23, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.