E pamundur që në Korçë, Maliq apo zona rurale të mos mungojnë përplasjet e dhunshme mes bashkëfshatarëve.
Policia njoftoi se në 24 orët e fundit në Moravë, Maliq e Zvirinë ka pasur përplasje mes banorëve aq sa njëri prej tyre ka rrahur tjetrin brenda shtëpisë së tij.
Të gjitha këto konfilikte banale çojnë edhe në ngjarje të rënda.
Mësoni më shumë nga njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale të dhunës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë dhe Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. F., 46 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta, në kokë, një 51-vjeçar, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Korçës, u largua në banesë;
-A. H., 45 vjeç, banues në Maliq, sepse dyshohet që pas një konflikti për motive të dobëta, i ka hyrë me forcë në banesë dhe ka goditur me grushte, një 30-vjeçar;
-P. Th., 28 vjeç dhe B. Th., 54 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet që gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në fytyrë, një 57-vjeçar, në fshatin Zvirinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


