Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shkrimtari Agron Tufa: Letërsia shqipe nuk ka humbur asgjë me vdekjen e Ismail Kadaresë

    Aktualitet July 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Letërsia shqipe nuk ka humbur asgjë me vdekjen e Ismail Kadaresë: familjarët kanë humbur babain dhe bashkëshortin, atyre u takojnë ngushëllimet. Letërsia shqipe nuk ka humbur asgjë: ajo ka repertorin e veprës së tij, me të cilën është pasuruar dhe begatuar në regjistra stilistikë, poetikë e filozofikë. Koha si redaktore e pamëshirë dhe e paanshme, do t’i japë me kohë vendin e saktë e të padyshimtë gjithë universit letrar të Kadaresë.
    Mendoj se një pjesë e veprës së tij, – ajo që është shkruar si taksë e Karontit ideologjik për të mbijetuar, – me kohë ka rënë, që para shuarjes së shkrimtarit, dhe paraqet veçse një dokument të konjukturës ideologjike. Gjithësesi thelbi i opusit letrar të Kadaresë, veprat e tij më të mira, do të kenë jetëgjatësi dhe do të lexohen gjithmonë falë vokacionit artistik e stilistik.
    E kam parë Kadarenë gjithmonë si shkrimtar, pa e përzier me matricat jashtëletrare, të pasioneve dhe inateve njerëzore dhe kam qenë gjithmonë i qëndrueshëm në këtë mendim. Tani që Kadareja njeri s’është më, e theksoj dhe më fort: Kadareja ndoshta shumë njerëzve nuk u duhet, për shumëkënd (gjithsesi pakicë) është dhe i urryer, por për letërsinë, më përveçmas, për letërsinë shqipe, ai është një ndër mishërimet e shkrimit letrar, përmes të cilit gjuha mbahet gjallë. Për mua Kadareja përfaqëson gjuhë, tekst dhe shkrim, – gjëja më thelbësore që përbën zemrën e repertorit letrar të një letërsie. Në këtë pikëpamje jetëgjatë dhe të përhershme – Kadareja, përtej pasioneve njerëzore, i duhet Letërsisë Shqipe: ajo asgjë nuk ka humbur, sepse ka veprën e tij, të cilës do t’i gjejë me kohë vendin e vet të paluajtshëm.

    Ngushëllime të sinqerta familjes, lexuesve dhe miqve!

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026

    Rreziku nga zjarret: Korça mes zonave të ekspozuara

    September 9, 2026

    Hitaj në Korçë: Policia më pranë qytetarëve dhe e dukshme në terren

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.