Ditë e sotme pritet ndërhyrja nga ajri me avionë rumune në Parkun Kombëtar të Prespës
E gjithë kjo ka ardhur në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian të cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës shqiptare për avionë me kapacitet 6 ton ujë në një fluturim.
Kjo ndërhyrje nga ajri edhe për drejtuesit e operacionit në Parkun Kombëtar të Prespës pritet të sjellë përmirësim të situatës së rënduar, ku më tepër se 900 hektarë janë djegur nga vatrat e zjarrit në këto 9 ditë.