Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Korçës janë duke punuar në lagjen 4 të qytetit në disa zona për shtrimin e trotuareve, sistemimin e hapësirave të gjelbra dhe hyrjet e pallateve.
Burime zyrtare nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në total janë shtruar rreth 2000 m2 trotuare në disa prej rrugëve të kësaj lagjeje, ndërsa është punuar edhe pas kërkesës së vetë banorëve për të sistemuar hapësirat publike në afërsi të banesave të tyre.
Kjo nuk është e vetmja zonë që po ndërhyhet nga ana e bashkisë së Korçës pasi skuadra të tjera të punonjësve të shërbimeve publike po punojnë edhe në zonën e ish SMT-së si dhe po kryhen disa riparime të pjesshme në bulevard “Republika”, si dhe në lagjet 1, 2, 3 ku punohet për riparimin e kalldrëmeve.