Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    S’ka puntorë apo pagat janë copë copë?

    Aktualitet September 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    S’ka puntorë apo pagat janë copë copë

    Këtë mëngjes një lajm që pritej të ndodhte është mbyllja e fabrikës së prodhimit të Gjergj Lucës në Maliq. Prej muajsh Gjergj Luca ishte me nerva pasi garancia se do të kishte bollshëm krah pune nuk rezultoi e tillë, aq më pak në një qytezë si Maliqi ku njerzit janë mësuar të jetojnë edhe me ndihmë ekonomike.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    2 javë më parë një fasoneri falimentoi në Pogradec dhe në mes të rrugës mbetën dhjetra puntorë të cilët po ashtu nuk kishin marrë pagat dhe treguan më pas se nuk iu ishin paguar as sigurimet.

    Pra kush ta ketë fajin në këtë mes, puntori apo sipërmarrësi?

    Edhe pse ligjërisht në sistemin tatimor bizneset i kanë rritur pagat mesatare siç ua kërkoi qeveria, në fakt nën zë janë me dhjetra puntorë që e hedhin poshtë këtë pagë. Ata thonë se në letra paguhen mirë por në fakt në dorë marrin as më shumë e as më pak diku tek 200-250 mijë lek të vjetra në muaj.

    Kjo pasi kompanitë e prodhimit ua matin punën me normë dhe më pas një pjesë e madhe e puntorëve i kthejnë pas paratë që tërheqin në bankë. E gjitha kjo ndodh për të gënjyer në sytë e shtetit se ne paguajmë sa duhet dhe nga ana tjetër puntorët të tmerruar i kthejnë paratë se e gjejnë veten në rrugë.

    Nuk është aspak e vështirë të zbulosh një fenomen të tillë, mjafton që inspektorët me këmisha të inspektoriatit të punës të bëjnë si duhet detyrën e tyre.

    Por le të dalim tek pagat, nëse dikush merr 300-400 mijë lek në muaj këtu në Shqipëri, e sigurtë që mendon çdo ditë largimin. Dikush mund të thotë po sa do marrësh në Gjermani? Do marrë aq sa të paguajë qeranë, faturat, ushqimin dhe do i mbeten edhe nja 700-800 euro mënjanë për ti mbledhur. Ndërsa me pagat në Shqipëri e sigurtë që do e mbyllësh muajin me borxhe.

    Kompanitë e prodhimit nxjerrin shifra marramendëse falë kontratave që kanë jashtë për shitjen e mallit, por as nuk e vrasin mendjen se këto para i fitojnë nga “hamallët” që keqpërdorin në Shqipëri të cilëve iu tundin letrat para syve se i paguajnë 300 mijë lek.

    Bëni një llogari nëse je çift i ri me qera dhe merr 700 mijë lek në muaj se sa para mbeten në xhepin e tyre. Asnjë, asnjë dhe do marrin borxh.

    Prandaj nuk është faji as i puntorëve të Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit e Kolonjës që nuk shkojnë të punojnë.

    Ata e kanë provuar, janë paguar keq dhe në fund nuk iu thonë as ju lumshin krahët. Ata zgjedhin të jetojnë me ndihmë ekonomike sesa ti shërbejnë pronarëve që lëvizin me Range Rovera dhe që pagën e tyre mujore e prishin për 1 ditë.

    Ata zgjedhin të mos iu japin krahë atyre, sa kohë që ata palë me shtetin i poshtërojnë me paga qesharake, të rregullta në sistem por gjithmonë e më pak në dorë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.