Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu i falet Bismarkut, korçarët thyejnë Vllazninë me 10 lojtarë

    Aktualitet September 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu arriti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në Korçë.

    Shkodranët luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 25-të, kur Dodaj u ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit. Për golin e triumfit mendoi sulmuesi Bismark, i cili në minutën e 84-t, u zhbllokua duke gjetur rrugën e rrjetës. Një gol me mjaft vlera për korçarët që u ngjitën në kuotën e 4 pikëve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndërkohë në krahun tjetër për Vllazninë kjo ishte disfata e parë në 3 javë, pas një fitoreje dhe një barazimi.

    FT: SKËNDERBEU – VLLAZNIA 1-0

    Bismark 84′

    KOMENTI LIVE:

    Mbyllet sfida!
    90+3′ Gvozdenoviç kryen zëvendësimin e tretë, largohet Juri vendin e tij e merr Nerguti.

    90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

    88′ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.

    87′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Deliu, vendin e tij e merr Podrimcaku. Zëvendësim edhe te Skënderbeu, Bismark i lë vendin Pecanit.

    84′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë, sulmuesi Bismark gjen rrugën e rrjetës. Në festë “Ujqërit e Dëborës”!

    76′ Tentativa e Gercos me të majtën shkon mbi kuadrat.

    73′ Brdariç kryen dy zëvendësime, largohen Stojanoviç dhe Alivoda, në vend të tyre Pusi dhe Sala.

    71′ Gafë në mbrojtje e Ramos, braziliani për pak sa nuk katranos gjithçka.

    69′ Dy shanse të arta për Skënderbeun me Rashicën dhe Krasniqin, por të parën e ndal Qarri, ndërsa tentativa e Krasniqit shkoi ngjitur me shtyllën.

    60′ Tre zëvendësime te Skënderbeu, largohen Nikaj, Vangjeli dhe Franklin, në lojë, Çuçka, Krasniqi dhe Shaqe.

    59′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Qato, vendin e tij e merr Krymi.

    55′ Ramos është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë!

    46′ Starton pjesa e dytë!

    Mbyllet pjesa e parë!

    45′ Akordohen 5 minuta shtesë!

    39′ Skënderbeu regjistron një tjetër goditje në kuadrat, kësaj here ishte Gerco që provoi, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u ndal nga portieri Qarri.

    35′ Mala provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

    31′ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje në kohë vonesë ndaj Alivodës.

    22′ Dodaj është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit. Por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari Beqiri, ndryshon vendimin dhe ndëshkon me karton të kuq sulmuesin Dodaj. (VIDEO)

    19′ Provon edhe Dodaj të rrezikojë portën, por ndalet nga portieri Alia.

    9′ Pranë golit Skënderbeu me Rashicën. Vendimtar Kristi Qarri me ndërhyrjet e tij.

    4′ Nikaj lëviz bukur nga e djathta, provon me një gjuajtje, por tentativa e tij ishte e lehtë, duke përfunduar në duart e Qarrit.

    2′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e jep Balaj, me një tentativë nga goditja e dënimit, pas faullit të shkaktuar nga Janaqi, por tentativa e kapitenit shkodran shkon mbi kuadrat!

    1′ Starton sfida në Korçë!

    FORMACIONET ZYRTARE:

    SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Linkoln, Juri, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I.Gvozdenoviç.

    VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Alivoda, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th.Brdariç

    GJYQTARË: A.Beqiraj, A.Shkreta, F.Kolleshi (Tiranë)

    VAR: F.Lata; AVAR: O.Kuka

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.