Ditën e sotme ka nisur puna edhe në qarkun e Korçës në Census 2023.
Në një deklarate për shtyp Ladi Fili drejtues i INSTAT Korçë ka bërë me dije se janë gjithsej në terren 468 persona të bërë nga supervisore, kontrollorë dhe anketues. Vetëm në bashkinë e Korçës janë 140 anketues.
Census 2023 sipas Filit do të zgjasë 6 javë ndërkohë që formulari përbëhet prej 8 modulesh dhe 100 pyetjesh.
I pyetur nga gazetarët për shtetas shqiptarë që kanë lënë shtetësinë për një shtetësi të një vendi tjetër Fili ka bërë me dije se do të përfshihen në Censusin e këtij viti ashtu siç ka siguruar komunitetet fetare për korrektesën e këtij procesi.
Në gjithë Qarkun e Korçës në censusin e mbajtur në vitin 2011 janë regjistruar më shumë se 220 mije shtetas


