Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë nga Korça ka bërë me dije se akoma nuk ka zyrtarisht një koalicion me PD.
Nga ana tjetër ai bën me dije se për sa kohë nuk ka një koalicion nuk mund të flasim për detaje që lidhen edhe me kandidatët që priten të jenë në listat e mbyllura të PD nga ana e kësaj partie.
Gjithashtu Blushi ka pranuar se me liderin e PL në burg është e vështirë për këtë forcë politike por do të bëhet e pamundura për të arritur objektivat.
I pyetur për pozicionin e PL lidhur me SPAK, Blushi tha se nëse SPAK tregon për inceneratorin dhe vjedhjet e mëdha të kësaj qeverie, është gati ti shtojë edhe një mijë vite jetë.
Të gjitha këto Blushi i ka bërë me dije nga Korça pas një takimi që ka patur me strukturat e PL në qarkun e Korçës