Fermerët e fshatit Kreshpanj të njohur për kultivimin e fasules për shkak të kushteve atmosferike këtë vit kanë humbur më shumë se 70% të prodhimit të fasules trenare dhe pllaqi.
Ka prej atyre fermerëve të cilët kanë lënë sipërfaqe të tëra të pavjela.
Fatmir Ferhatllari, një nga fermerët me sipërfaqen me të mëdha të fasules thotë se rendimenti i ulët nuk rrezikon rritjen e çmimit për shkak të cilësisë së dobët.
Në fshatin Kreshpanj ka të mbjella me shume se 30 hektarë me fasule trenare e afro 5 hektarë me fasule pllaqi.