Ka nisur në Korçë një program trajnimi mbi fotografinë i quajtur Gjon Mili.
Ky festival ndërkombëtar ka bërë pjesë të tij ekspertët më të mirë të Shqipërisë të cilët do të trajnojnë falas të rinjtë e interesuar mbi teknikat e fotografisë dhe video-artin.
Pjesëmarrësit do të kryejnë edhe seanca fotografie në qytetin e Korçës duke shëtitur në vende që atyre iu duken interesante për të fotografuar.
Trajnimi do të vijojë për tre ditë me radhë në qytetin e Korçës si një eksperiencë unike krijimtarie mbi teknikat profesionale për të sjellë në jetë idetë e gjithsecilit.