Tre qendra shëndetësore në fshatrat Symiz, Libonik dhe Novoselë janë drejt përfundimit në bashkinë e Maliqit.
Investimi është duke u kryer nga Fondacioni Gjysmëhëna e kuqe, të cilët kanë marrë përsipër ndërtimin e qendrave të reja shëndetësore për të siguruar kushte më të mira shërbimi për banorët por edhe kushte më të mira për personelin shëndetësor.
Përveç ndërtimit të qendrave shëndetësore donatori ka marrë përsipër edhe pajisjen e tyre me gjithçka të nevojshme.
Banorët e të tre fshatrave prej vitesh kanë kërkuar kushte më të mira të shërbimit shëndetësor, ndërsa tashmë së shpejti ata do të marrin shërbim në tre qendrat e reja.