Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës/ Martesa e babait

    Kulturë August 6, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    MARTESA E BABAIT.

    • Ej,më duket se babai po na ngatërrohet me atë Dritën,mamanë e Vjosës,-i tha Blerta Oltit,të vëllait,sapo ai hyri te shtëpia e saj.

    Ai qeshi dhe foli shkurt:

    Desktop Promo
    Desktop Promo
    • Epo beqar nuk do rrijë babai. Është i ri,sapo mbushi 67, një muaj më parë doli në pension. Dhe mamaja i bëri 5 vjet që na la, që iku e fluturoi në parajsë. Babai nuk do jetojë vetëm, de! Gëzohu që po lidhet me një zonjë zonjë.

    U mbush viti që në mëhallë flitet që Tomi, babai i Blertës dhe i Oltit ka një marrëdhënie me Dritën, nënën e Vjosës. Jo se u prit keq ky lajm, por në fakt bëri pak bujë se të dy janë relativisht të moshuar. Drita ka ca vite në pension nga që punoi mësuese e ai profesion të nxjerr shpejt nga puna. Por dhe Tomi, jurist në bashki sivjet e mbushi moshën.

    Pra dy pensionistë që bëjnë dashuriçka,do thoshte fqinja e tyre Nerënxa e do çirrte faqet gjoja nga turpi.Blerta për fat e njihte Dritën prej vitesh,nga që në shkollë pat shkuar në një klasë me Vjosën,vajzën e saj. Për vite e vite janë shoqe. E rasti e kishte sjellë që të bujte shpesh te shtëpia e tyre. Një apartament i vogël,veç me një dhomë gjumi,por i rregulluar bukur e pastër.

    Siç duket Drita qe dritë dhe për pastërti. Por dhe burri i saj Berti ç’i shihte syri ia bënte dora. Marangoz artist deri sa para ca vitesh në kombinatin e drurit nga nxitimi sharra ia rrëmbeu xhaketën bashkë me dorën e nga hemoragjia nuk jetoi dot as dy orë pas aksidentit. Këto kujtoi Blerta e në sy i erdhi aksidenti i të ëmës. Sapo kishte zbritur nga urbani i unazës te stacioni i shtëpisë,do kalonte matanë rrugës, por i vjen nga sipër një Audi nga ata të fundit me shpejtësi skëterre. E përfshin duke e flakërirë lart në ajër e më pas duke e tërhequr zvarrë qindra metra. Vdiq në çast, ngushëlluan mjekët. Kaluan pesë vjet qysh atëhere. Sikur ka ndodhur dje,foli ajo me vete. E ndërkohë iu ndez inati me Dritën. Se nuk mund të pranonte që dikush të rrinte në krah të të atit. Ai qe vendi i mamasë e askush nuk mund ta zinte.

    • Sot do takoj Vjosën e do i flas për babain,-i tha vëllait.
    • E ç’do i thuash? Që si babai ynë nuk ka në glob? Që lum Drita që do martohet me të? Që…
    • Jo,jo. Do ia nxij Vjosës që t’i thotë Dritës se babai ynë është i dhunshëm,është pijanec, grindavec, bixhozçi, sherrxhi, thashethemexhi,…
    • Hahaha,po pse moj,nuk e njeh Drita babain! Thuajse në një lagje kemi vite që jetojmë. I dimë edhe huqet e njëri-tjetrit,-tha vëllai e iku.

    Po Blerta nuk po hiqte dorë nga plani i vet. E kishte të ngulur në tru që nuk do linte kënd t’i afrohej të atit. Ajo që kur ndërroi jetë nëna thuajse shkonte çdo ditë te ai. Që kur babai ngeli i ve Blerta merrej më shumë me të atin se me fëmijët e saj. Edhe i vëllai çdo ditë trokiste te dera e Tomit. I bënin pazarin, pastrimin, e merrnin me vete në pushime, në piknike e udhëtime jashtë.

    Tomi shpesh herë nuk donte nga që kishte dhe shoqërinë e donte të kalonte kohën me ta, por edhe sepse këtë vitin e fundit u njoh me Dritën e kërkonte lirinë e vet.

    Blerta sa vajti ora 6 e mbasdites shkoi te pastiçeri “Agimi”. Aty e kishte lënë të takohej me Vjosën. E gjeti andej nga cepi i sallës. Sa mirë mendoi,nga që nuk donte ta dëgjonte njeri kur të shpifte e trillonte për të atin.

    • E dashur, më fol pak për mamanë tënde. Pastaj unë për babain tim. Që t’i njohim dhe ne. Ata me sa duket e kanë njohur mirë njëri-tjetrin,-ia nisi me qesëndi Blerta.
    • Si fillim dua të them,më erdhi mirë që mamaja ime njohu babain tënd,-tha Vjosa në hyrje të fjalës së saj.
    • Nga që unë kam shumë respekt për xhaxhi Tomin. I qeshur,i dashur,i sjellshëm. Baba e di që nuk do më bëhet kush, por Tomi është melhem për dhimbjen e mamasë. Tani ajo ka ku mbështetet e ku merr ngjyra të bukura për jetën e saj. Apo jo?
    • Eh,moj Vjosë,ta dish ti,babai im nuk është kaq i mirë sa të duket ty. Eh, ai është…

    Dhe aty Blerta ndali. Sa do ia niste trillimeve dhe rrenave pa fund pa shoqen në sy dhe i erdhi ndër mend mamaja që nuk jeton më,por dhe Drita. Të dyja ato qenë të një moshe. Dhe qeshjen thuajse e kishin njësoj. Asnjera nuk përflitej në mëhallë për sherre e për llafe. Ishin si bija të lindura nga një nënë. Drita, edhe mamaja rritën fëmijë të mbarë,të dyja u bënë edukatore të mira, u pati lezet më pas qëndrimi me nipër e mbesa si gjyshe me aq e aq dinjtet e fisnikëri. U kujtua që Drita gatuante mirë. I qante supat,byrekët apo zupat. Njësoj si mamaja. Kishte shtëpi të vogël vërtet,por pastërtore si ajo. Si mamaja dmth. Po ballkonin plot lule,po veshjen serioze të saj,po flokët e rregulluar dhe karficën anash si mamaja. Iu kujtua kur i tregonte plot ndodhira sa herë shkonte te Vjosa.

    Tërheqëse si e ëma dhe te faqja e majtë sa buzëqeshte i bëhej një vrimë e vogël që ah sa e zbukuronte. Si mamaja. Dhe ajo atë buzëqeshje kishte. Ua,mos vallë zoti brenda Dritës ka vendosur mamanë time se nuk ka mundësi që ato ngjajnë aq shumë mes tyre,pyeti veten me çudi. Atë çast ndjeu një ngrohtësi në shpirt. E vulosi që i ati kishte bërë zgjedhje të duhur. Nuk rendi drejt një të panjohure,por vrapoi drejt një kloni të së shoqes gruas së tij të ndjerë.

    Ndaj Blerta nga brenda i erdhi zëri i miratimit,i nxitjes që kjo dyshe të behej dyshe. Me ceremoni e aheng. Nga që ashtu do donte dhe nëna. Shpesh si me shaka i fliste:-

    • Tomi, po më gjeti gjë mua, mos rri i ve. Vetmia është sëmundje e egër. Gjej dikë, jo kështu si unë, por të jetë ja kështu si unë,-qeshte ajo.

    Vjosa po rrinte e ngurosur. Nga që Blerta e qepi gojën. U bë ca minuta që nuk po fliste.

    -Moj,më the që babai yt nuk është aq i mirë sa duket.Blerta e mblodhi veten. Qeshi e vazhdoi.

    • Po,po. Ashtu është. Ai nuk është aq i mirë sa duket. Nga që ai është më i mirë se aq.

    Të dy bijat u lehtësuan nga një ngatërresë që u vërvit ca sekonda nëpër ajër. Vjosa dukej e lumtur për nënën. Ajo gjeti një shok dinjitoz ndaj Tomin e quajti bingo. Ama dhe Tomi u dashurua me një kopje të mamasë së Blertës. U lidh me dikë që nuk do ia fshijë portretin e ish-gruas,por do ia kujtojë më shumë në gjeste,në sjellje e në pamje.

    Nga aty lart më të lumtur duken dhe ata që ikën. Kaq të ngazëllyer ndjehen sa me siguri po presin t’u shkojë ftesa për dasmën në lagje “Drita & Tomi”. E vallen e Napolonit do e luajnë katërsh,menduan dy vajzat që nga nesër ato do jenë dhe motra.

    Agim Xhafka

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025

    Nxënësit e gjimnazit “14 Engjëjt” sjellin një film emocionues kundër bullizmit

    June 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliq: Nis prerja dhe sistemi i kabllove për më shumë hijeshi dhe rregull në qytet

    June 13, 2025

    Regjistrimet në kopshte dhe çerdhe – Afati i fundit më 25 qershor

    June 13, 2025

    Dardha përfiton investim të ri në infrastrukturë – asfaltim dhe kalldrëm për një turizëm gjithëvjetor

    June 12, 2025

    Erion Isai; “Martesa ime ka përfunduar para dy vitesh” – ja çfarë shkruan kryebashkiaku

    June 12, 2025

    Turizmi rajonal në fokus: Institucionet dhe partnerët zhvillojnë bashkëpunim për një destinacion të qëndrueshëm në Qarkun e Korçës

    June 12, 2025

    Nxënësit e gjimnazit “14 Engjëjt” sjellin një film emocionues kundër bullizmit

    June 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Rama ndan pamje nga “ëmbëlsia e freskët” e Pogradecit

    June 10, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë | Ndërron jetë papritur Edi Meçollari, një tjetër i ri që humb jetën – trishtim në qytet

    June 11, 2025

    Tragjedi në Korçë: Gjendet i vetëvarur një 20-vjeçar nga fshati Gjonomadh

    June 11, 2025

    Gruaja nga Devolli kthehet në makth për 45-vjeçarin, e kërcënon se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para

    June 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.