Departamenti i Menaxhimit pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës ka nisur një proces për identifikimin, matjen dhe vlerësimin e saktë të aftësive digjitale të studentëve. Ky veprim synon rritjen e efektivitetit të ndërhyrjeve institucionale dhe përmirësimin cilësor të ofertës akademike në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm.
Përqasja metodologjike dhe objektivat e studimit
Procesi i vlerësimit mbështetet mbi analizën statistikore të të dhënave primare, duke zbatuar një përqasje inovative që modelon ndërveprimin mes indikatorëve operacionalë. Përmes kësaj metodologjie, institucioni synon të marrë parasysh natyrën multidimensionale dhe hierarkike të aftësive digjitale midis të rinjve.
Punimi strukturohet rreth tri objektivave kryesorë specifikë. Së pari, synohet konceptimi i plotë i fenomenit në anën funksionale dhe atë kritike. Së dyti, fokusi mbetet te matja sa më e saktë e aftësive ekzistuese, ndërsa objekti i tretë lidhet me përcjelljen optimale të gjetjeve përfundimtare te të gjithë aktorët e interesit. Universiteti public i Korçës vijon kështu punën për konsolidimin e profilit të tij akademik në rajon.


