Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme dhe radikale ndaj ndryshimeve klimatike, duke thënë se temperaturat rekord të korrikut tregojnë se Toka ka kaluar nga ngrohja në “një epokë vlimi global”.
Duke folur nga Nju Jorku, Guterres e përshkroi nxehtësinë e fortë në hemisferën veriore si një “verë mizore”.
“Për të gjithë planetin, është një fatkeqësi duke përjashtuar një mini-epokë akullnajash në ditët e ardhshme, korriku 2023 do të thyejë rekorde në të gjithë bordin”, shtoi ai.
”Ndryshimet klimatike janë këtu. Është e frikshme. Dhe ky është vetëm fillimi”, theksoi ai.
Dalëngadalë temperaturat po ngrihen sërish në rajonin tonë.
Në këto dy ditë ato luhaten në vlerat nga 14° në 30°C dhe nesër nga 15° në 31°C ndërsa kthjellimet dominojnë gjatë gjithë fundjavës.