Dy të rinj nga Liboniku, Maliq, po procedohen në gjendje të lirë si të dyshyar për dhunë ndaj një 24 vjeçari dhe shkatërrimin e mjetit të tij.
Njoftimi i Policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. A., 22 vjeç dhe S. D., 18 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në aksin rrugor “Maliq-Libonik”, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një 24-vjeçar dhe i kanë dëmtuar me shkelma automjetin.


