VANGJEL KOJA, magjistari, BABAI i volejbollit shqiptar të meshkujve, ndërroi jetë në orën 2 të mëngjesit. Në moshën 91-vjeçare.
Sot, i gjithë sporti shqiptar është në zi. Sepse Xhela ishte NJË ndër më të mëdhenjtë e tij! Një institucion, i vërtetë!
Me një kontribut të jashtëzakonshëm në volejbollin e moshave në Itali.
Trajneri-Kampion i madh i Dinamos dhe i Kombëtares. 23 herë fitues i titullit ”Kampion Kombëtar” si volejbollist e trajner, 17 herë fitues i kompeticionit ”Kupa e Republikës” si volejbollist e trajner.
Finalist (vendi i 4-t) në Kupën e skuadrave Kampione të Europës, Bruksel 1972. VANGJEL KOJA, kampioni i atletikës, kampioni i basketbollit, kampioni dhe rekordmeni kombëtar në fuqi i 5-garëshit. “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, ”Trajner i Merituar i Sportit”, ”Nder i Sportit Shqiptar”, ”Mjeshtër i Madh”, “NDERI I KOMBIT”!