Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vasillaq Kolevica, mjeshtri i qeramikës, krenaria e Korçës

    Korçë August 2, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korça, dikur ka qenë një nga qytetet që ka patur shumë ustallarë qeramike, por si për ironi të fatit, krenaria e vetme e saj ka mbetur Vasillaq Kolevica.

    E gjithë Korça e njeh Vasillaqin, dhe nëse pyet qytetarët korçarë për të, flasin me shumë respekt e dashamirësi pasi gjithë jetën e tij ai i?

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    A ka kushtuar këtij profesioni që dita ditës po e humbet identitetin dhe vlerën. Kolevica ka atelienë e tij, të ngritur me shumë mundime, e cila gjendet rrugës për në fshatin Drenovë, e nëse dikush nuk e di saktë adresën mund ta njohë menjëherë nga dera e madhe prej hekuri dhe punime të nxjerra në oborr. Që në pamje të parë të jep idenë e një ndërtese të madhe por është e paimagjinueshme të shohësh mijëra punime që ka brenda saj.

    Fillimisht sapo hyjmë brenda ndërtesës ndeshemi me një sërë punimesh që kanë mbuluar vetëm paradhomën, punime balti të varura në mure dhe ato të vendosura në të gjithë ambjentin, por kjo paradhomë është vetëm një pjesë e vogël e gjithë ndërtesës së madhe që të mahnit kur hyn më tej brenda saj. Janë plot 1300 m2 studio, që Vasillaqi e konsideron perandorinë e tij. Dhe ka të drejtë që e ka emëruar ashtu, pasi brenda saj gjenden qindra objekte të punuara deri në detaj, me ngjyra të shumëllojshme e me forma të ndryshme që paraqesin më së miri artin e veçantë të qeramikës.

    Prej thuajse 50 vitesh, Kolevica ja ka kushtuar gjithë jetën e tij pasionit për të krijuar objekte qeramike, e ndër të tjera ai shprehet:

    Njeriu përpara se të artikulonte fjalën e parë, përpunoi baltën dhe poqi qeramikën. Pra, më e rëndësishme është nevoja për t’u ushqyer së sa ajo për të folur. Unë këtë profesion fillimisht nuk e kam patur me shumë qejf, por ka qënë babai im ai që më ka shtyrë ta mësoj si zanat dhe gjithmonë më thoshte se arti nuk bëhet vetëm me pikturë por edhe me baltë, hekur, dru, çdo material mund ta kthesh në art.

    Që prej kësaj fjale të tij u përqëndrova tek zanati i punimit të baltës. U zhyta në baltë, ajo më hyri në gjak dhe gjithë jeta ime eci me baltën”; shprehet ai.

    Vasillaq Kolevica ka menduar që këtë zanat t’ua trashëgojë dy vajzave të tij, Anjezës dhe Anxhelës të cilat fillimisht kanë mësuar nga babai i tyre e më pas kanë studiuar për ta perfeksionuar atë. E vetmja kërkesë e tij lidhur me artin e qeramikës, duke parë se vitet e fundit të rinjtë nuk i japin rëndësinë e duhur, është që të integrohet si lëndë në kurrikulën e arsimit profesional.

    Nëse nuk integrohet si lëndë mësimore, ky lloj zanati humbet sepse identiteti kulturor i një vendi matet pikërisht me llojet e profesioneve që lidhen me baltën, gurin, drurin, hekurin e shumë të tjera.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Arkivi i Filmit restauron pamje të rralla të Shqipërisë

    August 19, 2026

    Pronësia e kompleksit në Ksamil ku u vra 20-vjeçari portugez

    August 19, 2026

    Kriza kushtetuese në Kosovë pas skadimit të afatit më 4 tetor

    August 19, 2026

    Hapja e urës mbi Ibër, KE kërkon koordinim mes institucioneve

    August 19, 2026

    Zjarr pranë Manastirit në Sarandë, u ndërpre energjia në Ksamil

    August 19, 2026

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Uniformat e reja të Skënderbeut për radhët e Superiores

    August 18, 2026

    Ndarja e re rajonale: Propozohet Pogradeci qendër e Juglindjes

    August 18, 2026

    Arrestohen katër policë të Kapshticës dhe një qytetar për heroinë

    August 18, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Kremtohet Festa e Shën Marisë në Boboshticë dhe Vodicë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.