Tre të mitur nga fshati Pojan i Maliqit kanë hyrë në shkollën “Bardhyl Pojani” në Pojan dhe dyshohet se kanë vjedhur në zyrën e sekretarisë pajisje që shërbenin për procesin mësimor.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale të vjedhjes në institucione shtetërore dhe dëmtimin e tyre
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas të mitur, 14 dhe 15-vjeçarë, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi më datë 14.10.2023, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në mjediset e shkollës së tyre në fshatin Pojan, kanë dëmtuar derën e një klase dhe dyshohet se kanë vjedhur në zyrën e sekretarisë, disa pajisje që shërbenin për procesin mësimor. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.