Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    VKM/ Bursë 40 mijë lekë për studentët që ndjekin degët prioritare, hiqet kriteri i mesatares

    Aktualitet June 30, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    VKM/ Bursë 40 mijë lekë për studentët që ndjekin degët prioritare, hiqet kriteri i mesatares. Ministrja Kushi: Me kusht të punojnë 3 vite në Shqipëri

    Me vendimin e djeshëm të prezantuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale por kanë kushtin që duhet të punojnë për të paktën 3 vjet brenda vendit. Hiqet kriteri i ruajtes së notës mesatare për degët prioritare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Maturantët që do të studiojnë në programe prioritare mund të mbështeten financiarisht gjatë gjithë viteve akademike por me kusht që pas diplomimit të punojnë tre vite në Shqipëri.

    Me vendimin e prezantuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi studentët që duan të ndjekin këto programe prioritare mund të marrin bursë mujore sa paga minimale që është 40 mijë lekë në muaj. Për të nxitur maturantët të ndjekin këto programe studimi është vendosur të hiqet dhe kriteri i ruajtjes së notës mesatare.

    “Ndërkohë që kemi hequr kështu gjithashtu edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Pra në VKM-në ekzistuese maturantët për të vazhduar që ta marrin edhe vitin e dytë edhe vitin e tretë bursën, duhet të ruajnë mesataren që kanë nga shkolla e mesme. Ndërkohë që ne e kemi hequr. Pra edhe nëse një student vitin e parë edhe pse mund të ketë rënë nga mesatarja 8.5 në 8, ai do të vazhdojë të mbështetet me bursë edhe vitin e dytë, edhe në vitin e tretë, me qëllim që kjo mbështetje të vlejë për gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve dhe në fund të fundit ti shërbejë vendit për të plotësuar nevojat që ka vendi. Me kushtin që kur të diplomohen të qëndrojnë në Shqipëri dhe të japin kontribut për 3 vite”- tha Kushi

    Kush janë programet prioritareLista e programeve private është zgjeruar sipas kërkesave të Universiteteve dhe nevojave të vendit.

    “Bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia. Listës së programeve prioritare i janë shtuar arsimi fillor, parashkollor, programin histori gjeografi. Disa programe të inxhinierisë sipas nevojave që kanë universitetet dhe vendi”.

    Kuotat do të ndahen sipas Universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare që do të aplikohen në universitetet e vendit.

    “Me vendimin e sotëm buxheti, do të ndahet me kuota për çdo universitet dhe pastaj janë vetë universitetet nëpërmjet senateve të tyre akademike që numrin total të kuotave që kanë për bursa e ndajnë në programe të ndryshme që janë prioritare sipas nevojave të tyre specifike apo zhvillimeve specifike që kanë zonat ku janë këto universitete. Arsyeja pse e kemi ndërmarrë këtë vendim, bashkë me universitetet, dua ta theksoj, kemi diskutuar gjatë me universitetet. Është një vendim i përbashkët. Është që t’i japim më shumë mundësi universiteteve, kryesisht universiteteve në qytete jashtë Tiranës. Sepse dihet që në Tiranë preferenca e të rinjve e të rejave, dhe që vijnë nga qytetet e tjera, është gjithnjë e lartë. Po kështu ne i japim edhe më shumë mbështetje universiteteve të tjera”

    Punësimi i detyruar për studentët e mjekësisë u kundërshtua nga këta të fundit duke protestuar. Qeveria deklaroi sot se është ende në diskutim ky projekt.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.