Besimtarët ortodoksë të bashkisë së Pustecit kanë festuar ditën e sotme ditën e “Ujit të bekuar”.
I vetmi i cili ka sfiduar temperaturat e ulta të këtyre ditëve ka qenë Darjo Stojan, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Prespës në fshatin Lajthizë duke kapur dhe kryqin, duke marrë kështu e bekimin e kësaj dite.
Mesha e hedhjes së kryqit është mbajtur nga kleriku i zonës Aleks Themelko i cili ka bekuar të gjithë banorët në ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar.
Darko Stojan është i riu nga Pusteci që kapi kryqin ditën e sotme në fshatin Lajthizë. Zona minoritare e Pustecit e feston sot ditën e “Ujit të bekuar”.