Është çelur në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Korçë ekspozita “Personalitete të qytetit tim”.
100 personalitete të Korçës të cilët kanë shkruar histori në fushën e artit janë prezantuar dje në këtë ekspozitë mjaft të veçantë për të gjithë publikun artdashës korçar dhe jovetëm.
Alma Sulioti krijuesja e ekspozitës rikthehet në qytetin e saj si artiste pas 30 vitesh, duke sjellë në vëmendjen e publikut artistë të kinemasë, teatrit, muzikës dhe baletit, emra të mëdhenj që sot nuk janë më, por me artin e tyre kanë nderuar jo vetëm Korçën por edhe Shqipërinë.
Ekspozita do jetë e hapur për disa ditë për këdo që dëshiron të njohë këto personalitete.