Halim Jakova-Gostivari (1878-1927), eprori i parë.
Pak muaj pas Shpalljes së Pavarësisë, më 13 janar të vitit 1913, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali vendoi krijimin e forcave të rendit. Për të vendosur rendin dhe qetësinë në shtetin e ri shqiptar u emëruan rreth 70 policë (në atë kohe quheshin ende xhandarë), të cilët kishin qenë pjesë ose kishin mbajtur poste të larta në ushtrinë perandorake.
Si epror i parë i policisë njihet Halim Jakova-Gostivari, atdhetar i njohur i asaj kohe i cili kishte kryer aktivitetin e tij përkrah Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, apo ministirit të parë të Luftës, Mehmet Pashë Dërrallës.