Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    21 Shtator 1979 – Përkujtojmë Sotir Papahriston (1887–1979), arsimtarin e shquar dhe përkthyesin e klasikëve

    Histori September 21, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më 21 shtator 1979, u nda nga jeta Sotir Papahristo (1887–1979), një prej figurave më të rëndësishme të arsimit shqiptar, studiues i përkushtuar, hartues i teksteve të para të pedagogjisë dhe përkthyes i klasikëve të letërsisë antike greke.

    I lindur në fshatin Vëmbell, pranë Follorinës në Greqi, në një familje klerikësh, Papahristo mori mësimet e para në vendlindje dhe më pas vijoi gjimnazin në Korçë. Me bursë, ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës, ku u diplomua më 5 tetor 1912 me lavdërime.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pas kthimit në Korçë, ai u përkushtua mësimdhënies në lëndët e gjuhës greke të vjetër, latinishtes dhe historisë. Por me mbylljen e shkollave greke dhe dëbimin e mitropolit Jakovit, Papahristo iu kushtua plotësisht arsimit shqip, duke dhënë një ndihmesë të çmuar për përhapjen dhe forcimin e tij.

    Në vitin 1922, përveç se themeloi familjen e tij me martesën me Evdhoksi Manon, mori pjesë edhe në Kongresin Arsimor të Tiranës, si delegat i gjimnazit grek. Aty ai dha kontribut të rëndësishëm në reformat arsimore, ndërsa më pas u emërua kryeinspektor i shkollave të prefekturës së Korçës.

    Në mars 1925, Papahristo u thirr në Tiranë si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit, ku bashkëpunoi me emra të shquar të arsimit shqiptar, si Aleksandër Xhuvani, Leonidha Naçi, Mirash Ivanaj dhe Ndue Paluca. Më pas, ai u rikthye në Korçë, ku shërbeu si drejtor administrativ i Liceut të Korçës, duke mbetur një figurë kyçe në zhvillimin e arsimit kombëtar.

    Sot, kujtojmë me respekt veprën e Sotir Papahristos, një njeriu që i kushtoi jetën dijes, pedagogjisë dhe përhapjes së kulturës shqiptare, duke lënë një trashëgimi që mbetet e gjallë edhe sot.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Homazhe në Beograd për Ratko Mlladiç

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026

    Përplasja me armë në Vlorë, zbardhet dëshmia e Luan Muçës

    September 7, 2026

    Paraja e pistë dhe ekonomia: Efektet e një frenimi të flukseve

    September 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina dhe plagosen dy vajza

    September 7, 2026

    Aksident në Qafë Plloçë, dy të lënduara në spital

    September 7, 2026

    Nertil Jole kritikon deputetët e PS në Korçë për takimet

    September 7, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.