Policia ka nisur procedim penal ndaj shtetasit D. D., 37 vjeç, banues në Korçë, për dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Njoftimi i Policisë:
“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. D., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, e cila tashmë është pajisur me urdhër mbrojtjeje.”
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.