Një 45 vjeçar nga Korça ka dëmtuar zbukurimet e festave në lagjen 5 të qytetit. Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale të dëmtimit të pronës shtetëore
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 5, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, zbukurimet e vendosura nga bashkia Korçë, për festat e fundvitit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.