Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Shuhet zjarri në kodrat e Tushemishtit, shmanget përhapja

    August 11, 2026

    Zjarr në pyjet e Sinicës në Devoll, 14 forca në terren për izolimin e flakëve

    August 11, 2026

    Ekonomisti Shpëtim Agolli kundërshton projektin e ri në Drenovë për mungesën e prioriteteve arsimore

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    57 vite pa Mitrush Kutelin, prozatori i shquar i letërisë shqipe

    Aktualitet May 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Si sot, 57 vite më parë, ndërroi jetë Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) prozatori i shquar i letërsisë shqipe, tregimtari i rrëfenjave të moçme shqiptare

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Krijues i prozës moderniste shqiptare e cila ndërtohej mbi një gjuhë të pasur dhe të kuruar bukur. Ekonomist dhe atdhetar i cili vuri në piedestal interesat e vendit ashtu si edhe shkruhet në amanetin e përcjellë për pasardhësit edhe bashkëkombasit e tij:

    “… ta donin vendin dhe gjuhën e vet gjer në vuajtje”.

    Dhimitr Pasko u lind më 13 shtator 1907, djali i vetëm i Pandit dhe Poles, mes motrave Agllaia e Liria. I ati ishte rrobaqepës, që kish jetuar në Rumani për 24 vite, duke punuar si murator e bojaxhi. Kishte miqësi me veprimtarët e Rilindjes Kombëtare si Dervish Hima, Mihal Grameno, Menduh bej Zavalani, Telemak Gërmenji, etj. Pas shpalljes së Hyrrijetit më 1908, hapi të parën librari shqipe në Pogradec, gjë për të cilën u përndoq më pas nga autoritetet e regjimit xhonturk.

    Shkollën fillore e kreu në Pogradec më 1919, pas dy viteve shkoi në Selanik me anë të një burse për shkollën tregtare rumune. Organizoi shoqërinë e nxënësve shqiptarë të Selanikut të quajtur “Kostandin Kristoforidhi”. Më 1928 shkoi në Bukuresht ku vijoi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëherësh edhe si llogaritar. Ndiqte kurse letërsie, kritike, folklori në fakultetet e tjera dhe dinte shkrim e lexim në greqisht e latinisht, frëngjisht, rumanisht dhe italisht. Qe sekretar dhe më 1931-’34 kryetar i shoqërisë së studentëve shqiptarë të Rumanisë, ndërkohë më 1928-’33 drejtoi gazetën Shqipëria e Re që botohej në Konstancë, ku çeli rubrikën Shënime Letrare. Më 1931 u diplomua dhe në shkurt të 1934 mori doktoratën në shkencat bankare e monetare me vlerësimin “Diplomam Magnam cum Laudæ”.

    Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan në janar të 1942 dhe e nisën në front, drejt Stalingradit. Megjithatë, veshur me uniformë, në qendrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Rrugës i mbërriti një telegram që e njoftonte për të ëmën që e kishte sëmurë, miqtë në Bukuresht i siguruan lejen dhe e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. Mundi t’arrijë në Pogradec në shtator 1942; e ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht.

    Më 16 maj 1947 e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit”, për “agjitacion e propagandë” me 5 vite heqje lirie, hetuesinë ia bëri kap. Beqir Ndou. Pasi kaloi dënimin në kampin e Vloçishtit në Maliq, u lirua nga burgu në maj 1949 me falje. Pas daljes nga burgu familjes Pasko iu kanos internimi në Kavajë. Dokumentet u damkosën me vulën “Armik i Popullit”. Ai bëri lutje në Ministrinë e Brendshme dhe në kryeministri por nuk mori përgjigje. Pastaj iu drejtua Fadil Paçramit i cili zgjidhi problemin, që të nesërmen ua zëvendësuan dokumentet e damkosura me dokumente të reja. Pastaj i dhanë punë si përkthyes te “Zëri i Popullit”, fillimisht te Mesagjeria te “Burgu i Armiqve të Popullit, Punëtoria Qendrore e Artizanatit e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në Tiranë deri më 1953.

    Ndërroi jetë më 4 maj 1967 nga problemet me zemër pa perfunduar dot romanin ilir. Bashkëshortja e tij Efterpi Pasko ndërroi jetë në mars 2019. Pjesëmarrja e tij në rrugëtimin drejt Stalingradit u përfol edhe pas vdekjes së Paskos.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Shuhet zjarri në kodrat e Tushemishtit, shmanget përhapja

    August 11, 2026

    Zjarr në pyjet e Sinicës në Devoll, 14 forca në terren për izolimin e flakëve

    August 11, 2026

    Ekonomisti Shpëtim Agolli kundërshton projektin e ri në Drenovë për mungesën e prioriteteve arsimore

    August 11, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Shuhet zjarri në kodrat e Tushemishtit, shmanget përhapja

    August 11, 2026

    Zjarr në pyjet e Sinicës në Devoll, 14 forca në terren për izolimin e flakëve

    August 11, 2026

    Ekonomisti Shpëtim Agolli kundërshton projektin e ri në Drenovë për mungesën e prioriteteve arsimore

    August 11, 2026

    Velipojë: Shpërthen gazi i mjetit lundrues, 39-vjeçari te Trauma

    August 11, 2026

    Bilishti dhe gjurmët historike të Devollit të vjetër

    August 11, 2026

    Përplasje mes autobusëve në Egjipt, 18 viktima shumica të mitur

    August 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Velipojë: Shpërthen gazi i mjetit lundrues, 39-vjeçari te Trauma

    August 11, 2026

    Gjendet i pajetë 85-vjeçari në Buçimas, djali njoftoi policinë

    August 11, 2026

    Aksident rrugor mes dy automjeteve në qarkun e Korçës, lëndohet një pasagjere

    August 11, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.