Mesditën e sotme u arrestua shtetasi A.Xh., në fshatin Kalivaç, duke transportuar në mjetin e tij një sasi me lëndë drusore për zjarr, të prera të mënyrë të paligjshme.
Ja deklarata e policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë, u kap duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi u kap në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, duke transportuar me automjet, një sasi drush zjarri, të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


