Dhuna në familje vazhdon të mbetet një problem në shoqërinë tonë.
Vetëm ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi V.K. banues në fshatin Zvirinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi A.G. banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte po ashtu me urdhër mbrojtjeje.
Gjykatat po lëshojnë urdhra mbrojtjeje por a zbatohen këto urdhëra?
Ja deklarata e policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas të akuzuar për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 44 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


