Ditën e sotme janë shpëtuar 55 emigrantë në mbetur në detin Egje.
Ekipi i anijes “Butrinti” së bashku me një anije greke dhe turke u erdhën në ndihmë emigrantëve.

“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente,” – ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi


