Vasiliqi Kume është një ish-studente e shkëlqyer e universitetit “Fan S. Noli”, sot ajo përcjell sot mesazhin e saj drejtuar maturantëve të rajonit të Korçës e më gjerë, në këtë moment të rëndësishëm për ta.
Ja çfarë ka shkruar ajo:
Zgjidhni mundësinë më të mirë, zgjidhni universitetin që realizon ëndrrën tuaj.Si një ish-studente e universitetit “Fan.S.Noli” në programin e studimit “Gjuhë dhe Kulturë Frënge” jam krenare që kam ndjekur studimet e larta në Universitetin “Fan S. Noli”.
Përgjatë tre viteve Bachelor kam patur gjithmonë mbështetjen e pedagogëve duke arritur rezultate të shkëlqyera për të cilat u vlerësove edhe me Medaljen e Artë të këtij universiteti.Ishte kjo “dera” që më hapi rrugën drejt studimeve Master në Francë nëpërmjet programit Erasmus +.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve u punësova në profesionin tim si mësuese dhe aktualisht jap mësim në seksionin dygjuhësh shqip-frëngjisht, si dhe jam koordinatore e kurseve pranë Aleancës Franceze Korçë.
Ftoj maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur, universiteti “Fan S. Noli”- një rrugëtim i sigurt drejt dijes dhe suksesit!”- ka thënë ajo.


