17° C shënon temperatura në këtë mbrëmje në fshatin turistik të Dardhës.
Fshati i gurtë i cili plotëson të gjitha kushtet optimale këtë sezon vere për të mirëpritur me qindra turistë. Një nga arsyet e forta se pse këta të fundit po e vizitojnë çdo ditë e më shumë Dardhën janë dhe temperaturat më të favorshme në krahasim me kryeqytetin apo qytetet bregdetare.
Të pyetur nga Kolibri.al drejtues të bizneseve në këtë fshat turistik shprehen se numri i vizitorëve është i kënqshëm.
Ndërkohë këta të fundit tregojnë se çmimet klima, mikrpritja, tradita kultura, qetësia që ky fshat fal e kulinaria aq e njohur nga gratë dardhare bëjnë që ata të mos i ndahen turizmit malor në fshatin turstik të Dardhës.


