Vetëm pak momente më parë u përfol se Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra Ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.
Por mesaduket lajmi nuk është i vërtetë.
Në hyrje të asamblesë së PS, e cila po mbahet këtë mbasdite gazetarët kanë pyetur kryeministrin dhe vet ministren e financave.
“Është thashethem, nuk kam shkarkuar asnjë ministre“,- ka deklaruar vet kryeministri Edi Rama.
Po ashtu nga ana tjetër, Delina Ibrahimbaj shprehet se është koha e thashetheve të verës.
“Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqjen, është koha e thashethemeve të verës”


