Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Kokainë dhe armë, ka arrestime në Korçë

    Korçë July 28, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Korçë/Sekuestrohen rreth 500 gramë kokainë, armë të ftohta dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

    Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Night sales 5”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta në doza dhe posedimit të armëve të ftohta.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në qytet dhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe një 41-vjeçar, për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 të arrestuarit.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, bazuar në inteligjencën informative se dy shtetas në qytetin e Korçës, shpërndanin në qytetin e Korçës, droga të forta në doza të vogla, si edhe posedonin armë të ftohta në banesat e tyre, pas 1 muaji hetime në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Night sales 5”.

    Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Ilirjan Bardhushi, 55 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë dhe Ladjon Lamllari 35 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Ravonik.

    Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve I. B. dhe L. L., gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë doza, 2 peshore elektronike, mjete që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza, shuma parash në valuta të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 1 bajonetë metalike, 1 thikë, 1 automjet tip “Nissan” dhe 4 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ll., pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që ushtronin 2 shtetasit e tjerë, por nuk ka kallëzuar në organet e rendit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.