Një aksident i frikëshëm ka ndodhur në aksin Rrugor Korçë-Maliq pranë fshatit Libonik. Një mjet i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mjaft të lartë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Aksidenti ka përfunduar me plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe dëme të shumta materiale.
Policia mbrriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që drejtuesi i mjetit të ketë konsumuar alkool, por hetime do zbardhin dinamikën.
Drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



