Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 07:14 në Pogradec.
Sipas IGJEUM mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 14 km nga qyteti i Pogradecit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 6 km.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Korçën.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo dhe dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët, sidomos tek ata që banojnë në katet e sipërme të pallateve.


