Një aksident i trefishtë është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Maliq-Pogradec pranë fshatit të njohur si Gurishte. 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Sipas të dhënave janë 7 të plagosur, mes tyre edhe 2 minorenë 5 dhe 14 vjeç, që janë dërguar tashmë në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë në rrugën me lagështirë si pasojë e reshjeve të shiut që po bien.


