Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Thesaret e Maliqit, vendbanimi prehistorik që u bë hambari i dytë i Shqipërisë

    Histori August 6, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Edhe pse në dukje një qytet i epokës komuniste, mund të konsiderohet vendi më i pasur në Shqipëri gjatë periudhës antike deri në mesjetë dhe zona me e rëndësishme e Dasartëve. Këtë e konfirmojë burimet arkeologjike që i përkasin të gjitha periudhave të zhvillimit jetësor.

    Maliqi është qyteti me hangarin e dytë më të madh të Shqipërisë në prodhim dhe shumë thesare të prehistorisë. Në të hyrë të Maliqit, djathtas pa kaluar lumin mbi Devoll dikur vlonte jeta. Këtu fshihet vendbanimi prehistorik i Maliqit, një nga vendet me më shumë të dhëna nga prehistoria shqiptare dhe përfshin studimin e neolotit të vonë, bakrit dhe bronzit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ndryshe ky vendbanim prehistorik quhej Palafit, me stil banesash të ngritura nga toka, me kolona druri dhe mure të bëra me baltë e degë pemësh.

    Arkeologu Florenc Cenolli tregon se vendbanimi prehistorik i Maliqit është shumështresor dhe lidhet me periudhën e neolitit, bakrit dhe hekurit.

    Në qytetin e sotëm të Maliqit godinat e ndërtuara në kohë të Rusisë e kanë ende lavdinë e dikurshme, rrugët janë të pastra e njerëzit të sjellshëm. Dekada më parë, e gjithë fusha notonte në ujë dhe pas Çlirimit u tha këneta që do krijionte një hambar të madh ushqimor. Më pas u ndërtuar qyteti, e më tej fabrika e sheqerit.

    Ishin të shumtë të dënuarit politikë që morën pjesë në tharjen e kënetës, mes të cilëve gjuhëtari Arshi Pipa, Dhimitër Pasko, i njohur si Mitrush Kuteli, Pashko Gjeci, At Thoma Shkurti etj.

    Fillesat e qytetit i përkasin vitit 1946, me tharjen e kënetës e më tej me ardhjen ne vullnetarëve që jetonin në disa godina të improvizuara. Ndërtimi i fabrikës së sheqerit i dha drejtimin industrial qytetit dhe pas kësaj nis ndërtimi i godinave të para të qytetit që ishin sipas modelit rus.

    Edhe sot Maliqi mbahet për prodhimin e kulturave të shumta bujqësore dhe mollëve. Sot fusha bujqësore e Maliqit prej 134 mijë hektarë zë peshën kryesore të prodhimit pas fushës së Myzeqesë.

    Një nga kalatë e lashta është ajo e Klocës ose siç njihet ndryshe ‘Hija e Korbit’. Ajo ndodhet 2 km në jug të Maliqit, në një lartësi prej 1250 metër mbi nivelin e detit. Në majë të kodrës duken pjesë të kalasë, që ka pasur një sipërfaqe prej 18 hektarësh dhe që i përket antikitetit të vonë. Nga muret mbrojtëse ruhen vetëm dy trakte të dëmtuara e po kaq shumë po e dëmtojnë kërkuesit e paligjshëm të thesareve. Që andej fusha e Maliqit duket në pëllëmbë të dorës.

    Një tjetër destinacion që nuk duhet humbur është Pylli i Fazanëve, një monument natyre që të magjeps me madhështinë e tij, i cili është kthyer në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas maliq
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.