Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Të veçantat e këngës Devollite

    Devoll August 7, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kënga devollite është gjinia bazë e këngës që praktikohet në zonën e Devollit. Ajo është e pranishme gjatë gjithë kohës dhe në çdo event, qoftë ky familjar apo edhe në raste festash ose spektakle të ndryshme.

    Kënga devollite është pjesë përbërëse e iso-polifonisë toske, ku përfshihen dhe zonat që shtrihen në të djathtë të lumit Vjosë, deri në Shkumbin. Kjo përfshin rajonet: Përmet, Leskovik, Kolonjë, Mokër, Opar, Skrapar, Myzeqe, Shpat, Librazhd, Gramsh, Berat, Korçë dhe Devoll.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kjo këngë ka specifikat e iso-polifonise: ka një solist (marrësi), një këngëtar që bën prerjen e këngës (prerës), si dhe iso-ja (ka emërtime te ndryshme si: zjen ose mbajnë kaba, etj.) që mbahet nga i gjithë grupi, prezent në momentin e interpretimit.

    Këto këngë këndohen si nga burrat, edhe nga gratë, por edhe së bashku (të dy gjinitë). Ato në disa raste shoqërohen edhe nga instrumente muzikorë, të cilët imitojnë strukturën e vokalit; marrësi është klarineta, prerësi është fyelli ose violina dhe ison e plotëson llauta. Në përbërje është edhe dajre-ja, si instrument ritmik.

    Kënga devollite ka një cilësi të veçantë. Pavarësisht karakterit të saj (që mund të jetë lirik ose liriko-epik), ajo është shumë dinamike, me një ritëm të brendshëm dhe krijon një atmosferë vërtet interesante.

    Në historinë e vet, kënga devollite ka emra të shumtë lëvruesish e praktikuesish, të cilët i kanë dhënë asaj shkëlqimin dhe famën që gëzon sot. Vlen të veçojmë: Nevruz dhe Ali Kondi nga Vranishti, Xha Kaso dhe Zaloja i Poloskës, Ibrahim Xhako, Xhezair, Nefail dhe Abil Cani nga Mirasi, dhe tani “Grupin e Këngës Devollite” me në krye Endri Fifon, që ka meriten për mbajtjen gjallë, njëkohësisht edhe përpjekjet për ta përçuar tek të rinjtë këtë vlerë të rrallë të trashëgimise sonë.

    Përsa i përket krijimtarisë vlen të përmendim këtu disa prej perlave të këtyre këngëve si: “Te plepi i Bilishtit”(duhet teksti i kenges) një këngë së cilës, si fjalët, ashtu dhe melodia dhe prerja, i japin përmasa madhështore. Vatra ku kjo këngë mori zhvillimin e saj, është fillimisht fshati Vranisht. Aty ishin edhe korifejtë e parë të kësaj kënge. Kemi dhe këngë të tjera si: ‘Zunë yjet po rrallojnë”, “Djemkat na ngrenë dolli”, “Çupë devolleshë” e deri tek këngët e interpretuara nga Endri Fifo dhe grupi si: ”Ku je nisur do veç ti?”, etj. Është për të ardhur keq që këngët e kënduara nga gratë (femrat) janë drejt zhdukjes.

    Mund të përmendim këtu këngëtare si: Ferzilet Malelli, etj. që kanë lënë gjurmë tek dëgjuesit. Ka përpjekje për ta ringritur Grupin e Grave, por mbase duhet edhe mbështetje nga struktura lokale dhe shtetërore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Erseka dhe historia e qytetit rrëzë Gramozit

    August 24, 2026

    Tano Banushi dhe historia e mjeshtrit të madh të skenës

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026

    Shqipëria U-21 fiton 3-1 ndaj Kosovës në Lojërat Mesdhetare

    August 25, 2026

    Teknologjia Storm Shadow kalon te Ukraina nga Britania e Franca

    August 25, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci: Protesta qytetare na sfidoi, jo opozita

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.