Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur…
Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gurë ndërsa vajzat me kercim litari ose me peta…
Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
Një brez që luante kukafshehti (symbyllka) derisa behej natë.
Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta per të zbukuruar festat.
Një brez që mblidhte fotografi, bënte fjalorë me dorë dhe mbante fletore kujtimesh në shkollë.
Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.
Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit nga dhoma ngjitur të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo behej natë.
Një brez që shkonte tek miku e shoku pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 në një grup.
Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të shokëve.
Një brez që i përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit për çdo gjë.
Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe ne shtepite e komshinjve.
Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë, makinat apo pallatet e luksit.
Një brez që kishte mësuar të përballojë në çdo kohë dhe në çdo rrethane gjithçka me forcën e vet.
Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij (jo politike).
Një brez i mësuar të donte vendin e tij
Një brez që lexonte libra, edhe me qiri edhe pranë një llambë nën një batanije…
Një brez ku djemte ju drejtoheshin vajzave per ti propozuar gjithë edukate: –
O goce a ka mundesi nje minute 😉 – Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!! – Një brez i varfer që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka! ❤️


