Policia e Korçës ka prangosur një 37 vjeçar të shpallur në kërkim pasi ditë më parë kishte vjedhur në një banesë në lagjen 17 të Korçës. Mësohet se ai kishte vjedhur televiziorin dhe disa orendi të tjera shtëpiake të cilat i kishte shitur në tregun e zi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.


