Përfundon misioni i zjarrfikësve shqiptarë dhe forcave të armatosura që shërbyen për 15 ditë në shtetin grek për vënien në kontroll të flakëve dhe fikjen e tyre.
Burime bëjnë me dije se këtë mëngjes 48 trupat shqiptarë janë nisur drejt tokës shqiptare ku pritet të mbërrijnë rreth orës 15:00 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pas një pune të mirë të bërë në Greqi, ku kanë marrë dhe mirënjohjen e drejtuesit të operacionit në fikjen e flakëve në zonën e Alexandroupolit


