Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shqipëria me një këmbë në Finalet e Europianit

    Aktualitet September 11, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Eliminatoret e Gjermani – Euro 2024…

    Në krye të grupit E me 10 pikë…

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Na u deshën plot 70 vjet për ta mundur Poloninë!

    Në 74 vjet histori futbolli Poloni – Shqipëri që prej 1949 e në vazhdim, ku tash në 15 përballje, kemi 10 fitore të polakëve, 2 të shqiptarëve, 3 barazime e golaverazh 20-10 në favor të tyre.

    Madje e kemi mundur pastër e bindshëm Poloninë në Tiranë 2-0, me një super euro gol të Asanit, në të 37′ dhe një gol befasues të sapo futurit në lojë Dakut, në të 62′.

    Saktësisht si atë 29 nëntor të 1953 po në Tiranë e po në të njëjtin stadium aso kohe me emrin ”Qemal Stafa”, ku në një miqësore Shqipëria e trajnerit hungarez Miklos Vadas fitonte me polakët 2-0, me gola të Boriçit e Resmës, dhe ja që historia e vonuar e jona kundër polakëve ripërseritet ani pse me 7 dekada vonesë…por më mirë vonë se kurrë!

    Dhe kishim 39 vjet qe nuk merrnim asnjë rezultat pozitiv kundër tyre, për herë të fundit patëm barazuar 2-2 në Mielec, në 1984 dhe vetëm kaq.

    Paskësaj humbje pa fund, e si të stampuara, 1-0 e 2-1 por edhe një 4-1 të pa merituar, një 0-3 të largët, si dhe një 1-0 të para disa muajve, që më vjen mbarë të them se në Poloni atë ndeshje debutuese të Silvinjos luajtëm mirë por u mundëm. Ndërsa sot më 10 shtator të 2023 në fushën tonë luajtëm thjesht vetëm OK, por mbi të gjitha fituam e morëm 3 pikët që aq shumë na duheshin e që normalisht na bën ta vendosim njërën këmbë në Finalet e Gjermani – Euro 2024. Me meritë, madje me plotësisht meritë, ndaj faleminderit djemve tanë mbarëkombëtare kuq e zi e faleminderit brazilianit Silvinjo e krejt stafit të tij…

    Po si e mundëm këtë Poloni?

    Me shpirt e zemër, me shpresë, meritë e besim te vetja, e me një super faleminderit tifozerisë sonë të zjarrtë që ishte lojtari ynë numër 12 në fushën e lojës.

    Shqipëria nuk i vodhi asgjë Polonisë, ndërkohe që i ktheu vetëm reston e asaj humbje të pa merituar 1-0 të marsit të këtij viti.

    …Pothuajse të shokuar e të cçngjyrosur në fushën tonë për gati gjysëm ore lojë, ku ndërkohë polakëve ju anullohet me VAR një gol për pozicion jashtë loje në të 21′.

    Dhe pikërisht atëherë kur nuk pritej nga mënyra se si po luanim, në Air Albania mbin nga asgjëja e si nga dheu, supergoli europian i Asanit, një goditje fluturimthi nga distanca, topi merr një flurudhe e trajektore të çuditshme dhe Sheznit si mbetet gjë tjetër veçse ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

    Me 1-0 për Shqipërine mbyllet pjesa e parë.

    Në të dytën, djemtë tanë zgjohen disi e herë – herë luajnë futboll të bukur por mbi të gjitha të saktë e të mençur.

    E kur polakët po kërkonin golin e barazimit edhe pse me një Levandowski që pothuajse humbi krejt në fushën e Air Albania, falë kjo edhe lojës së sigurtë të mbrojtësve tanë, i sapo futuri në fushë, Daku, ka mposhtur portierin polak për herë të dytë dhe 2-0 për Shqipërinë që tashmë ju thotë JO polakëve, dhe i detyron të pranojnë humbjen dhe ju rikujton se sot është radha e saj, e treta e vërteta!

    Pak të cuditshme ”të rejat” e Silvinjos për këtë ndeshje ku Strakosha ka zenë vendin e Berishës që ishte ndër më të mirët për ne në Pragë dhe Uzuni këtë radhë është titullar.

    Dhe kjo Shqipëri e çmendur është vërtet befasuese teksa nga ndeshja në ndeshje po shënon gola spektakolarë e tash me 3 fitore, 1 barazim e 1 humbje në 5 ndeshje e golaverazh 8-3 është në krye të grupit me 10 pikë.

    Dhe pret në Tiranë më 12 tetor Çekinë, shkon në Moldavi më 17 nëntor e pret Ishujt Faroe në Tiranë më 20 nëntor, dhe kualifikimi zyrtar tashmë varet vetëm prej saj e prej askujt tjetër!

    Dhe golat e saj fenomenalë nisin me Asanin kundër Moldavisë, vazhdojnë me Asllanin kundër Faroeve, kulmojnë me Bajramin në Pragë, e meritojnë një super bravo po me Asanin në mbrëmjen e 10 shtatorit 2023 kundër Polonisë në Tiranë. Kryevepër!

    E duket sikur kuq e zinjtë janë në garë mes njeri-tjetrit për eurogolin e eliminatorëve të Euro 24.

    Arbitrimi i spanollit Sanchez ishte korrekt, por duket se e teproi disi te kartonat e verdhë, 11 të tillë ku 6 ishin për tanët. Ndërkohë që prej polakëve dikush meritonte të kuqen (për dopjo karton të verdhë) por spanjolli e fali.

    Së fundmi, përpos urimeve për djemtë tanë, krejt stafin e natyrisht edhe së pari Silvinjon, nuk mund të rrij dot pa e pyetur publikisht brazilianin e pankinës sonë se si ka mundësi që Balliu të jetë në stol për të dyja ndeshjet e vështira që kaluam (ndaj Çekisë e Polonisë) dhe Seferi të jetë në fushë para Muçit, e asnjë minutë lojë për këtë të fundit që është vërtet në forml, aq më shumë edhe sot kundër Polonisë, e aq më shumë që ai është i vetmi lojtar i Shqipërisë që luan në Poloni dhe po shënon rregullisht?

    Thonë që fituesi nuk gjykohet, ok por ama në kesi rastesh këshillohet…

    Dhe kur konstatimi e këshillat janë të sinqerta, publike e dashamirëse nuk dëmtojnë kurrë përveçse ndihmojnë jo pak…

    Nga Adriatik Riza Dost

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.